X-Men Origins: Wolverin
Wolverine,i cili bėn njė jetė prej mutanti,kėrkon tė hakmerret ndaj Viktor Creed,
pėr vrasjen e gruas sė tij.dhe nė fund pėrfundon duke u bėrė Arma Mutant X
Posted by Besi on Monday, June 22 @ 18:30:12 CDT - Article has: (19 reads)
Transporter 3
Frank Martin bėhet gati pėr te dėrguar Valentinėn, vajzėn e rrembyer tė njė qeveritari
Ukrainas, nga Marseja nė Odesse nė detin e zi.
Atij i duhet tė ndeshet me bandit, tė cilėt duan ta ndalojnė dergimin e Valentinės.
Frank mundohet te mos ndikohet nga ndienjat e tij pėr Valentinėn dhe tė kryej
objektivat e tij
Posted by Besi on Tuesday, June 16 @ 15:47:30 CDT - Article has: (37 reads)
Pride & Glory
Morali i familjes vihet nė provė kur Ray Tierney,
investigon njė skandal ku ėshtė i perfshirė vellai i tij.
Pėr Ray-n e vėrteta ėshtė e lidhur me njė tė fshehtė,
e cila rrezikon tė mobilizoj jo vetėm zyrėn Tierney por tė gjithė policinė e New York-ut
Posted by Besi on Tuesday, June 16 @ 11:33:51 CDT - Article has: (30 reads)
Ne mungese te titullarit Arjan Beqaj, ne ndeshjen e sotme, trajneri Kuzhe pritet qe tia besoje porten shtatlartit Isli Hidi qe mesa duket ka fituar duelin me dy te rinjte Koliqi dhe Ukjani.
Ne mbrojtje pritet te jene 4 heronjte e barazimit ne Brage, Vangjeli, Cana, Curri dhe Vrapi, nderkohe Elvin Beqiri do luaje para mbrojtjes. Mesfusha do te perbehet nga Duro, Bulku, ndersa Skela do te vendoset mes Agollit dhe Gilman Likes. Ne sulm do te jete i vetem Erjon Bogdani i cili do te ndihmohet nga Skela.
Posted by Besi on Saturday, June 06 @ 09:11:30 CDT - Article has: (13 reads)
Italia ne zi, mbyllet funerali i viktimave te termetit
Mes lotesh dhe dhimbjes perfundoi funerali shteteror per 205 nga 289 viktimat, qe humben jeten nga termeti qe goditi provincen Abruzzo ne Itali.
Mijera njerez, familjare, te aferm te viktimave dhe politikane moren pjese ne sherbesen e mbajtur ne qiell te hapur. Mesha u drejtua nga kryepeshkopi i Aquiles dhe sekretari i shtetit te Vatikanit.
Ne pjesen e fundit te ceremonise viktimat u bekuan me uje te shenjte dhe me temjan. Edhe Imami Bashan Mohammed Nour lexoi nje lutje per gjashte viktimat myslimane te termetit. Dita e sotme eshte shpallur dite zie kombetare ne Itali.
Posted by besi on Friday, April 10 @ 07:13:46 CDT - Article has: (56 reads)
SHBA ne alarm, ruset e kinezet sulm rrjetit elektrik
Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane vene ne alarm pas zbulimit se pirate ruse e kineze kane sulmuar rrjetin elektrik.
Wall Street Journal raporton se piratet kane futur viruse, te cilat mund te sjellin mjaft probleme ne te ardhmen.
Spiunet nuk jane vetem ruse e kineze, por dyshohet edhe per pirate nga vende te tjera.
Nuk ka patur perpjekje per te shkaktuar deme, megjithese kjo mund te behet fare mire ne gjendje lufte.
Obama nuk i ka dhene pergjigje interesimit te gazetes, nderkohe mesohet se nje strategji kunder luftes virtuale do te perfundohet ne ditet ne vazhdim.
Ne rrezik nuk eshte vetem rrjeti elektrik virtual, por edhe ujesjellesi apo sekore te tjere.
Posted by Besi on Thursday, April 09 @ 15:31:05 CDT - Article has: (86 reads)
Gerdeci, vajza e gjykatesit, avokate e Delijorgjit
Seanca e pare e procesit gjyqesor ndaj 30 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit, pritet te shoqerohet me kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme per perjashtimin nga kolegji penal te njerit prej gjyqtareve.
Behet fjale per gjykatesin Besnik Imeraj, i cili ne 18 mars u perzgjodh ne shortin me gogla se bashku me kater gjyqtaret femra Majlinda Andrea, Evelina Qiriako, Irma Bala dhe Evgjeni Sinoimeri.
Nga dokumentat qe Top Channel disponon verehet papajtueshmeri per arsye familjare te gjyqtarit Imeraj e madje per kete ligji parashikon heqjen dore nga trupa gjykuese ne raste te tilla.
Posted by Besi on Thursday, April 09 @ 15:27:49 CDT - Article has: (70 reads)
Ministria e Brendshme italiane dhe ajo e Mbrojtjes nuk njoftojne per viktima mes emigranteve shqiptare nga termeti qe goditi fqinjin pertej Adriatikut ne oret e para te mengjesit te sotem.
Ne zonen e Abruzzo-s jetojne rreth 40 mije emigrante shqiptare, nderkohe qe nuk ka asnje njoftim per nje familje me tre anetare, burre e grua dhe vajzen e tyre trevjecare.
Po ashtu eshte konfirmuar vdekja e 4 shtetasve maqedonas me origjine shqiptare.
Nderkohe deri tani konfirmohet per 100 te vdekur, ndersa numri i te lenduarve ka arritur ne 1500.
Germimet per te mbijetuar nuk kane ndalur per asnje minute, por ato nuk po kryhen me mjete mekanike.
Posted by Besi on Monday, April 06 @ 10:56:32 CDT - Article has: (61 reads)
::Video Lajm:: Termeti, nje sizmiolog parashikoi tragjedine
Ne situaten tragjike qe solli termeti ne Italine fqinje, vendi eshte perfshire edhe nga polemikat per parandalimin e viktimave te kesaj fatkeqesie natyrore.
Debati eshte perqendruar mes kreut te Mbrojtjes Civile dhe njerit prej sizmiologeve te observatorit te Gran Sasso, qe kishte parashikuar pak dite me pare lekundjet. Kreu i Mbrojtjes Civile, Guido Bertolaso, kishte reaguar duke i quajtur budallenj persona te tille qe perhapnin lajme false dhe kishte kerkuar ndeshkim.
Termeti i nates se sotme nuk ishte i parashikueshem. E dime qe eshte nje zone sizmike dhe ditet e fundit jane regjistruar lekundje. Profetet thone se mund te parashikohej, por nuk eshte keshtu, deklaroi Bertolaso.
Posted by Besi on Monday, April 06 @ 10:50:52 CDT - Article has: (67 reads)
Termeti shkaterrues qe goditi Italine qendrore ne oret e para te mengjesit te sotem ka shkaktuar mbi 100 viktima.
Ministria e Brendshme, sipas te dhenave qe zoteron, njofton se bilanci do te rendohet dhe mund te regjistrohen me shume se 150 te vdekur.
Mbi 1500 persona jane te plagosur dhe po marrin ndihmen mjekesore ne spitale te zones, nderkohe qe ndihme kane ofruar edhe vende te tjera.
Banoret ende te traumatizuar nga ajo qe ka ndodhur jane perfshire nga paniku, per shkak te informacioneve se lekundje te tjera pritet te trondisin Aquila-n.
Posted by Besi on Monday, April 06 @ 10:47:10 CDT - Article has: (63 reads)
Ne koment Olsi Karagjozi
1' Jorgensen shkelmon topin e pare nga mesfusha
4' Faull i lojtareve kuqezi ne mesfushe pas nje nderhyrje te parregullt ndaj Kahlenberg
Posted by Besi on Thursday, April 02 @ 04:29:23 CDT - Article has: (61 reads)
Tre gabimet e Isli Hidit dhe mbrojtjes tone kane mjaftuar qe Shqiperia te mundet 3-0 nga Danimarka e cila ka hedhur nje hap te sigurt drejt fazes finale te Boterorit 2010.
Starti i mire per vendasit te cilet rrezikuan 2-3 here, por pa arritur te ndeshkojne.
Pas minutes se 20-te vijne momentet me te mira per kombetaren tone e cila pervec se mbajti topin arriti te krijoje disa raste ne porten e danezeve.
Ne momentin me te mire tonin, Isli Hidi gabon rende. Gjuajtja e Andreasen perfundon ne rrjete, nje gol qe starton festen e danezeve.
Posted by Besi on Thursday, April 02 @ 04:21:22 CDT - Article has: (78 reads)
Njė Shqipėri difensive pritet tė zbresė sonte nė mbrėmje nė Parken Stadion tė Kopenhagėnit pėr tu pėrballur me Danimarkėn.
Humbja e tė shtunės ndaj Hungarisė e ka nxjerrė Kombėtaren tonė jashtė objektivit pėr vendin e katėrt. Por kuqezinjtė nuk do tė dorėzohen deri nė fund tė eliminatoreve dhe synimi i tyre pėr pjesėn e mbetur ėshtė arritja e ndonjė surprize. Ky fakt mund ta shndėrrojė atė automatikisht nė njė plangprishėse tė pretendenteve tė grupit 1.
Posted by Besi on Wednesday, April 01 @ 07:47:09 CDT - Article has: (71 reads)
::Video Lajm:: Kukes,kapet vrasesi, flinte mbi arme
Rreth 12 ore pas vrasjes se dy policeve te qarkullimit ne Kukes, policia arriti te arrestonte vrasesin Afrim Hasanin, ne nje shtepi te braktisur ne fshatin Shen Meri. (UPDATE)
Pas vrasjes se policeve autori ishte fshehur ne zonen prane vendit te krimit. Arrestimi eshte bere nga forcat e nderhyrjes se shpejte te Shkodres pasi kane marre nje informacion per vendndodhjen e vrasesit. Policia me heret njoftoi se jepte 50 mije euro shperblim per personin qe tregonte vendndodhjen.
Ata kane rrethuar zonen e cila me heret u kontrollua nga agjentet civile te policise se Kukesit. Pas zbulimit te vendndodhjes policia ka hyre ne godinen e braktisur dhe ka gjetur ne gjume vrasesin. Ai eshte zgjuar me pranga ne duar.
Posted by Besi on Tuesday, March 24 @ 15:18:59 CDT - Article has: (97 reads)